Gjuha shqipe tani mësohet edhe në Pragë

Autori:Gazeta Fjala

Me nismën e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Republikën Çeke sot më 23 janar 2016, filloi mësimi i gjuhës dhe kulturës amtare për fëmijët shqiptarë në Pragë, ku morën pjesë nxënës të moshave nga 7 deri në 14 vjeç, thuajse të gjithë të lindur në Republikën Çeke.

Nxënësit dhe prindërit që i shoqëronin ata i përshëndeti Ambasadori i Shqipërisë në Pragë, z. Riza Poda.

Një pjesë e nxënësve që ndoqën orën e parë të mësimit, janë me një prind shqiptar, tjetri – çek ose i një kombësie tjetër dhe flasin shqip, pjesa tjetër flet me vështirësi.

Mësimi zhvillohet nga mësuesja e gjuhës dhe letërsisë shqipe, znj. Drita Çota, me një përvojë 33 vjeçare në fushën e mësimdhënies. Mësimi zhvillohet mbi bazën e teksteve me titull: “Të mësojmë gjuhën amtare dhe kulturën shqiptare” të dërguara nga Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë.

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Pragë fton të gjithë të interesuarit të dërgojnë fëmijët e tyre për të mësuar gjuhën shqipe, gjuhën e prindërve të tyre.

Mësimi do të zhvillohet çdo të shtunë nga ora 11 deri në 12:35, ndarë në dy grupe, në varësi të moshës dhe njohjes së gjuhës shqipe nga nxënësit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjuha-shqipe-tani-mesohet-edhe-ne-prage/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala