Gjobitet Apple, nxorri në treg procesorin e mbrojtur nga një universitet

Autori:Avdyl Pajaziti

Apple do të paguajë një gjobë prej 234 milionë dollarësh Universitetit të Wisconsit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vendimi është marrë nga një gjykatë amerikane, pasi kompania e mirënjohur e pajisjeve elektronike ka nxjerrë në treg një lloj procesori, që ishte ekskluziv dhe i mbrojtur me patentë nga Universiteti në fjalë.

Procesorët e krijuar nga grupi kërkimor shkencor në Wiscons, janë përdorur në disa modele Iphone apo Ipad. Drejtuesit e Universitetit kanë përshëndetur vendimin e gjykatës, edhe pse fillimisht kishin kërkuar 400 milionë dollarë dëmshpërblim.

Përfaqësuesit e Apple janë mbrojtur në gjykatë me argumentin se patenta e Universitetit të Wisconsit nuk ishte e vlefshme. Ndërsa pas vendimit të gjobitjes, kompania nuk ka bërë ende asnjë koment./klantv

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjobitet-apple-nxorri-ne-treg-procesorin-e-mbrojtur-nga-nje-universitet/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala