Gjini: Nuk duhet leje për ta futur peticionin në Kuvend

Autori:Avdyl Pajaziti

I pari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në komunën e Gjakovës, Ardian Gjini, ka shkruar në Facebook se me tendencën e sotme për të ndaluar deputetët të fusin në Kuvend nënshkrimet e qytetarëve, tregon mungesën e interesimit për dialog nga Qeveria e Kosovës.

Gjini e cilësoi të turpshme ndalesën që iu bë opozitarëve para Kuvendit.

“Rregullorja e punës së Kuvendit të Kosovës nuk është ndryshuar nga kjo legjislaturë”.

“Në rregulloren ekzistuese askund nuk shkruan se deputetët duhet të paraqesin kërkesë (kudoqoftë dhe para kujtdoqoftë) për t’i futur në ndërtesën e Kuvendit materialet e peticionit apo çfarëdo materiali tjetër të shkruar”.

“Tendenca për ta shpjeguar mbrapsht rregulloren e punës është po aq e turpshme dhe absurde sa është edhe urdhri për t’i penguar deputetët”.

“Po duket që vet pushteti nuk po tregon fare interes për çfarëdo dialogu”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjini-nuk-duhet-leje-per-ta-futur-peticionin-ne-kuvend/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala