Gjendet trupi i Sead Alushit

Autori:Zekirja Shabani

Njësitet e shpëtimit, rreth orës 13:00 kanë gjetur një trup të pajetë në lumin Ibër, i cili dyshohet të jetë i të riut Sead Alushi që u zhduk para dy javësh në Mitrovicë.

Gazeta Fjala mëson se mosha dhe përmasat trupore përkojnë shumë me trupin e të ndjerit, megjithatë ende nuk është bërë zyrtare nëse është ai apo dikush tjetër.

Zëvendës drejtori i policisë për rajonin e veriut, Besim Hoti, ka thënë për Gazetën Fjala se trupi është gjetur në lumin Ibër afër fshatit Grabovc të komunës së Zveçanit.

“Trupi është i gjinisë mashkullore dhe tani nuk mund të themi asgjë rreth identitetit pasi ekipet përkatëse janë në vendin e ngjarjes dhe duhet ti bëhet autompsia”, ka thënë Hoti.

Rastin për veriu.info e ka konfirmuar kryetari i Komunës Agim Bahtiri, i cili tha se trupi i të ndjerit Sead Alushi  është gjetur rrjedhes së lumit Iber, në afërsi të Zveçanit.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjindet-trupi-i-sead-alushit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala