Gjilani pranohet në Konventën e kryetarëve të komunave në Bruksel

Autori:Gazeta Fjala

Komuna e Gjilanit është pranuar sot në Konventën e kryetarëve të Komunave në Bruksel. Pranimin në këtë Konventë do ta nënshkruaj kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, më 15 tetor në konferencën vjetore të BE-së për një Europë me energji të qëndrueshme.

Kështu thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjilanit, kryetari i së cilës ka shprehur zotimin që të shkojë përtej objektivave të vendosura nga BE për vitin 2020, duke reduktuar emetimin e CO2 për 20 për qind, të paraqesë një Plan Veprimi të Energjisë së Qëndrueshme, të paraqesë një raport të zbatimit të paktën çdo të dytin vit pas dorëzimit të Planit të Veprimit për qëllime të vlerësimit, monitorimit dhe verifikimit, të organizoj Ditët e Energjisë, sikurse që do të marrë pjesë dhe të kontribuoj në konferencën vjetore të BE-së për kryetarët e Komunave për një Europë me energji të qëndrueshme.

Ndryshe, Komuna e Gjilanit është e para në nivel vendi që është pranuar në Konventën e kryetarëve të Komunave në Bruksel, ndërkaq në vendet e rajonit vetëm kryeqytetet janë të pranuar në këtë organizatë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjilani-pranohet-ne-konventen-e-kryetareve-te-komunave-ne-bruksel/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala