Gjilani 172 mijë euro për mirëmbajtje objektesh

Mirëmbajtja e objekteve të komunës së Gjilanit kushton shtrenjtë.
Kontrata e re që kjo komunë ka bërë me 17 gusht për mbajtjen mirë të objekteve komunale kushton 172 mijë euro, raporton Gazeta Fjala.
Tenderin për të kryer këtë punë e ka fituar kompania “ARIANITI-A” , kontrata e të cilit parashihet të nënshkruhet me datën 28 të këtij muaji./ Gazeta Fjala