Gjilanasi i bën prindërit për spital dhe u kërkon 2 mijë euro

Në Gjilan, Policia e Kosovës, ka arrestuar një burrë pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë ndaj prindërve të tij dhe u kishte kërkuar 2 mijë euro.
Sipas njoftimit të PK, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i plotë:
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy prindërve e tij, duke iu kërkuar një shumë parash prej 2000€. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”.