Gjilanasi dënohet me 14 vite burg për vrasje

Autori:Avdyl Pajaziti

Një trup gjykues i Departamentit të Krimeve të Rënda të Gjykatës Themelore në Gjilan, me datë 14.09.2015 ka shpall Aktgjykimin ndaj të akuzuarit I. B., duke e gjykuar me dënim unik prej 14 (katërmbëdhjetë) vite e 6 (gjashtë) muaj burgim..

I akuzuari I. B., shqiptar, shtetas i Republikës së Kosovës në gjendje të aftësisë esencialisht të zvogëluar mendore është shpallur fajtor, sepse me datë 29.09.2013, rreth orës 05:00 minuta, në fshatin Ponesh të Komunës së Gjilanit, ka privuar nga jeta tani të ndjerin I. B, dhe ka rrezikuar jetën e personit B. B..

Fajtori I. B. me këtë rast ka kryer dy vepra penale: vrasje e rëndë, nga neni 179 paragrafi 1 nënparagrafi 1.5 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, lidhur me nenin 18 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1, e lidhur me nenin 88 paragrafi 2 të KPRK-së, po ashtu edhe veprën dytë penale përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm nga nenin 375 paragrafi 1 të KPRK-së.

Për veprën e parë trupi gjykues e gjykon me dënim prej 13 viteve burgim, si dhe për veprën e dytë në kohëzgjatje prej dy viteve burgim, konform nenit 80 gjykata ia shqipton dënimin unik burgu në kohëzgjatje prej 14 vite e 6 muaj burgim.

Të akuzuarit ka për të iu llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim dhe qëndrimi në Repartin e Psikiatrisë Forenzike në ekzaminim klinik në Prishtinë.

Palët gëzojnë të drejtën e kontestimit të këtij aktgjykimi në Gjykatën e Apelit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjilanasi-denohet-me-14-vite-burg-per-vrasje/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala