Gjermania strehon në kontenierë azilantët shqiptarë (Video)

Gjermaninë e kanë zgjedhur për një jetë më mirë nga ajo që bënin në Shqipëri, por ditët jo të mirë janë këto për azilantët shqiptarë në kampet gjermane.
Televizioni “Top Channel”, ka publikuar pamjet e vendit ku janë strehuar shqiptarët që kërkojnë azil në Gjermani.
Nëpërmjet një videoje duken pamjet nga mjediset e brendshme të një qendre azili në Dortmund.
Pamjet tregojnë qartë që nuk bëhet fjalë për një kamp të mirëfilltë, por për disa kontenierë të përshtatur për banesa nga autoritetet vendore të Dortumundit, ku strehohen ata që mbërrijnë në këtë qytet për të kërkuar azil.
Në këto shtëpi të improvizuara jetojnë rreth 200 persona, të ndarë nga 4 deri 6 persona në një dhomë.
Aty mungojnë tualeteve nëpër dhoma dhe azilantët detyrohen të përdorin një tualet të përbashkët. Gjithashtu edhe kuzhina është e përbashkët për 200 persona.
Mësohet se në këto ambiente të improvizuara janë vendosur shqiptarë që kanë mbërritur kohët e fundit atje me fluksin e largimeve të muajt prill.