Gjermania sot merr vendim nëse do mbështes koalicionin anti ISIS

Autori:Avdyl Pajaziti

Parlamenti i Gjermanisë do të vendosë sot nëse do të ofrojë ose jo mbështetje ushtarake në luftën kundër militantëve të Shteti Islamik në Siri.

Korrespondentët raportojnë se ligjvënësit pritet të miratojnë planin.

Një avion zbulues Tornado, një fregatë detare dhe 1,200 ushtarë do të dërgohen më pas në rajon.

Por, forcat gjermane nuk do të angazhohen në luftime.

Pas sulmeve terroriste në Paris, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka pranuar kërkesën e Francës për të ofruar mbështetje për operacionet e saj kundër Shtetit Islamik në Siri.

Të enjten, avionët britanikë kanë kryer po ashtu sulmet e para kundër objektivave terroriste në Siri.

Sulmet në Paris, më 13 nëntor, kanë lënë të vrarë 130 persona.

Përgjegjësinë për to e kanë marrë militantët e Shtetit Islamik. / rel

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-sot-merr-vendim-nese-do-mbeshtes-koalicionin-anti-isis/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala