Gjermania nuk pranon azilantë të varfërisë

Ambasadori gjerman Hellmut Hoffmann në Tiranë ua ka shuar shpresat të gjithë atyre që ja mësyjnë Gjermanisë për të kërkuar azil ekonomik. Gjatë një vizite te komunitetet e romëve në Bregun e Lumit të Tiranës dhe në Selitë u tha se rreth 45% e atyre që kanë kërkuar azil në Gjermani nga Shqipëria i përkasin komunitetit rom.
“…Ne nuk mund të pranojmë emigrantë të varfërisë, thjesht për arësye ekonomike, thjesht sepse nuk gjejnë punë në vendet e tyre, kjo nuk eshtë e mundur” ka thënë Ambasadori Hoffmann.