Gjermania nesër pritet të kthejë rreth 240 emigrantë kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Shteti gjerman ka paralajmëruar se të martën me 2 qershor do të kthejë në Kosovë rreth 280 emigrantë kosovarë të cilët i përkasin valës së fundit të migrimit. Këtë e ka konfirmuar për KosovaLive, Valon Krasniqi , zyrtar për migracion në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës.

“Nesër është paralajmëruar se Gjermania do të kthej rreth 240 persona ndërkaq prej tyre 209 do të kthehen me forcë ndërsa pjesa tjetër do të kthehen me vetëdëshirë meqenëse kështu kanë kërkuar ata”, theksoi ai.

Krasniqi bëri të ditur se që nga 1 janari i këtij viti e deri më tash numri i personave të kthyer nga shtete tjera përendimore ka shkuar në 7.500 prej tyre 64% të kthyer në mënyrë vullnetare.

“Që nga 1 janari e deri më tash numri i personave të kthyer nga shtetet përendimore ka mbërritur në 7.500 persona, që të gjithë i përkasin valës së fundit të migrimit ndërsa ajo që vlen të theksohet është se rreth 64 % janë të kthyer në mënyrë vullnetare e që është një dallim nga viti i kaluar sepse vitin e kaluar kanë qenë të kthyer 70% me forcë”, tha Krasniqi.

Sipas tij, vetëm brenda dy javësh numri i të kthyerve nga shtetet përendimore ka mbërritur në mbi 1000 ndërsa ka shtuar se edhe për datën 11 qershor është paralajmëruar një kthim tjetër po ashtu, nga shteti gjerman.

“Nga shtetet tjera kemi kthim më pak, kemi paralajmërime nga Suedia që gjatë verës të identifikoj kthimin por edhe edhe shtetet tjera, Austria, Belgjika, Franca, Zvicra megjithatë në bazë të statistikave Gjermania është duke dominuar deri më tash për kthimin e kosovarëve”, deklaroi Krasniqi.

KosovaLive ka raportuar se edhe në javët e kaluara ka pasur kthim të kosovarëve ndërsa sipas informacioneve që kemi një numër i madh i kosovarëve është duke pritur që të kthehen me vetëdëshirë për shkak të kushteve të rënda në kampet e shteteve tjera kryesisht të Gjermanisë dhe gjasave të vogla që të përfitojnë azil.

Ndryshe, nga fundi i vitit të kaluar dhe në muajt e parë të këtij viti mijëra qytetarë kosovarë zgjodhën rrugën e migrimit për në vendet e Bashkimit Evropian (BE). Ata ia mësynë rrugëve ilegale për të kaluar në njërin nga vendet e Bashkimit Evropian, kryesisht në Gjermani, për të kërkuar një jetë më të mirë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-neser-pritet-te-ktheje-rreth-240-emigrante-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala