Gjermania ndanë nga 670 euro për çdo refugjatë

Autori:Avdyl Pajaziti

Kancelarja e Gjermanisë Angela Merkel njoftoi se Qeveria Federale e Gjermanisë, duke nisur që nga viti i ardhshëm ndaj qeverive të landeve do të japë një ndihmë me 670 euro në muaj për çdo refugjatë

Merkel pas një takimi me kryeministrat e landeve në ndërtesën e qeverisë ka thekuar se Qeveria Federale me qeveritë e landeve kanë arritur marrëveshje për ndihma financiare në krizën e refugjatëve si dhe për ndryshime gjithëpërfshirëse në ligjet për refugjatët.

Sipas kësaj ndihma me 670 euro do të përfshijë 800 mijë refugjatët në të gjithë Gjermaninë, ndërsa theksohet se do të nisë që në ditën e parë të aplikimit për azil dhe do të vazhdojë deri në përfundim të kësaj procedure.

Qeveria Federale gjithashtu ndaj qeverive të landeve do të japë një ndihmë prej 500 milionë euro për ndërtimin e ndërtesave sociale për refugjatët si dhe 350 milionë euro për refugjatët fëmijë të cilët janë të pashoqëruar, raporton AA.

Sipas kësaj pakete të ndihmës të njoftuar nga Merkel theksohet se qeveria federale lehtëson rreziqet e marra përsipër nga qeveritë e landeve për refugjatët dhe në lidhje me numrin e tyre.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-ndane-nga-670-euro-per-cdo-refugjate/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala