Gjermania mund të dërgojë trupa në luftën kundër Shtetit Islamik

Autori:Gazeta Fjala

Gjermania mund të dërgojë 1,200 trupa në Lindjen e Mesme deri në fund të vitit, për të siguruar mbështetje aeroplanëve dhe anijeve të vendeve të koalicionit që po luftojnë kundër shtetit islamik”, ka bërë të ditur sot gjenerali Folker Viker.

Plani i cili duhet të aprovohet nga parlamenti, nuk përfshin pjesëmarrjen e drejtpërdrejtë në ofensivën ajrore të koalicionit, ka deklaruar Viker për “Bild am Sonntag”, transmeton lajmi.net.

Qytetarët gjerman janë kundër dërgimit të trupave jashtë vendit e sidomos në misione paqeruajtëse, pjesërisht për shkak të kujtimeve ndaj militarizmit nazist.

Viker ka pranuar se fregata gjermane do të ndjekë pas aeroplanbartësen franceze “Charles de Gaulle”, aeroplanët e të cilët do ti furnizojë me kerozinë aeroplanët e koalicionit./lajmi.net/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-mund-te-dergoje-trupa-ne-luften-kunder-shtetit-islamik/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala