Gjermania me bankë sipas sheriatit

Autori:Zekirja Shabani

Në Frankfurt të Gjermanisë është hapur zyrtarisht banka e parë islame e cila do të ofroj shërbime të bankingut sipas ligjeve të sheriatit.

Banka turke-kuvajtiane “Kuveyt Turk” ditë më parë ka filluaar punën si institucioni i parë financiar islam në Gjermani dhe po  vlerësohet nga ekspertët si më e sigurt.

Banka e cila ka marrë lejen nga autoritetet financiare gjermane filialet e saja do t’i ketë në Frankfurt, Berlin dhe Manhajm. Kjo bankë planifikon që deri në fund të vitit 2015 të hap dhjetë filiale në Gjermani, ka njoftuar Hamad Al-Marzouq, Kryetar i Bordi te Shtëpisë së Financave te Kuvajtit (KFH), transmeton Gazeta Fjala.

“Realizimi bankar në përputhje me sheriatin islam është shumë i rëndësishëm jo vetëm për palën gjermane, e cila kërkon të rritë pozicionin financiar të Gjermanisë, por për miliona klientë të cilët dëshirojnë të përdorin shërbimet bankare të ofruara nga banka islame në tri qytete në Gjermani. Banka nuk do të investoj në bizneset me armë, cigare, alkool dhe gjëra tjera që janë të ndaluara sipas Islamit”, tha ai.

Ugurlu Soylu, menaxher i përgjithshëm në KT Bank, tha se banka e re pritet të nxisë ekonominë reale.

“Është shumë me rëndësi që klientët tanë nuk janë të detyruar të paguajnë interesin”, tha Souly.

Ai, gjithashtu tha se sistemi bankar islam ka një avantazh duke lejuar më pak rreziqe të cilat janë shpërndarë në mënyrë të barabartë, dhe kështu shmanget kolapsi i sistemit./Gazeta Fjala/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-me-banke-sipas-sheriatit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala