Gjermania kundër “Facebook”-ut

Autori:Avdyl Pajaziti

Autoritetet gjermane janë vënë kundër rrjetit social “Facebook”, pasi e akuzojnë për nxitje të  urrejtjes. Sipas tyre, me anë të “Facebook”-ut njerëzit po përhapin shumë urrejtje, kryesisht ndaj refugjatëve.

“Prokuroria në Hamburg po shqyrton mundësinë e ngritjes së një padie kundër menaxherëve të ‘Facebook’. Pas një kallëzimi më 5 tetor kanë nisur edhe hetimet”, ka thënë një zëdhënëse për revisten “Spiegel.

Mark Zuckerberg, i cili është shefi i “Facebook”-ut i ka premtuar muajin e kaluar kancelares Angela Merkel, se do të kujdeset për parullat e urrejtjes. “Mendoj se duhet të punojmë në këtë drejtim”, tha Zuckerberg në takimin e kancelaren Merkel në Nju Jork. Kur Merkel e pyeti nëse gjendja do të përmirësohet, ai tha: “Po”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-kunder-facebook-ut/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala