Gjermania kthen edhe 77 emigrantë kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjermania sot ka kthyer edhe 77 emigrantë kosovarë, duke e rritur numrin e të kthyerve në 1,342 deri tani, ka njoftuar Ministria e Brendshme gjermane.

“Të huajt që në vendet e tyre nuk persekutohen, ne i kthejmë sa më shpejt të jetë e mundur në qoftë se ata nuk kthehen vullnetshëm”, ka thënë ministri i brendshëm gjerman, Joachim Herrman, transmeton Indeksonline.

Herman poashtu ka vlerësuar se ndërtimi i një qendre për pranimin e azil-kërkuesve nga Ballkani në territorin e Bavarisë e përshpejton kthimin e emigrantëve në vendet e tyre të origjinës.

Ai e ka ripërsëritur se të ardhurat për azil-kërkuesit nga Ballkani janë reduktuar në 143 euro për muaj, duke shtuar se emigrantët që vijnë nga vendet e sigurta të origjinës, për të mos iu refuzuar azili duhet të dëshmojnë se ata nuk vijnë në Gjermani për arsye ekonomike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-kthen-edhe-77-emigrante-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala