Gjermania jep edhe 29.5 milionë euro për zhvillimin e Kosovës

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një marrëveshje pwr bashkëpunim zhvillimor me Qeverinë Federale të Gjermanisë, që kap vlerën e 29.5 milionë eurove.
Marrëveshja që u nënshkrua nga ministri i Financave tw Kosovës, Avdullah Hoti, dhe ministri për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ekonomik i Gjermanisë, Gerd Müller, ka për qëllim të ndihmojë Kosovën në fusha si arsimi, tregu i punës, efiçienca e energjisë, kadastra, bujqësia etj.
Ministri Hoti bëri tëditur se 17 milionë euro janë asistencë financiare dhe 12,5 milionë euro asistencë teknike.