Gjermania jep 3 milionë euro për arsim

Autori:Avdyl Pajaziti

Qeveria Gjermane do të vazhdojë ta mbështes sektorin e arsimit profesional në Kosovë me një fond në vlerë prej 3 milionë euro.
Lajmin e ka konfirmuar ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, pas një  takimi që kanë pasur dje me ministrin gjerman për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim,  Gerd Muller.
Bajrami dhe Muller së bashku  kanë vizituar shkollën profesionale “Shtjefën Gjeçovi” në Prishtinë, ku vizituan punëtoritë e profesionit të automekanikës.
“Dy vendet tona po fillojnë një bashkëpunim të ri, nga i cili do mendohet të përfitojnë rreth 50 mijë të rinj të vendit tonë në 5 vitet e ardhshme. Synimi ynë do të jetë që përmes arsimit dhe aftësimit profesional të plotësojmë nevojën për të pasur njerëz kompetent për profesione të ndryshme”, ka thënë Bajrami.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-jep-3-milione-euro-per-arsim/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala