Gjermania forcon rregullat e azilit

Autori:Avdyl Pajaziti

Ligjvënësit gjermanë kanë miratuar një sërë masash të enjten, për të trajtuar krizën me migrantë.
Masat përfshijnë përshpejtimin e procedurave të azilit dhe deportimit, ndihmë për ndërtimin e strehimoreve dhe uljen e stimujve me të holla për migrantët ekonomikë.

Gjermania pret mbi 800,000 migrantë këtë vit.

Me legjislacionin e ri, Berlini synon të përballojë më mirë numrin e paparë të të arriturve të rinj, si dhe të frenojë fluksin.

Paketa po ashtu përfshin zgjerimin e listës së vendeve të sigurta, që do të thotë se qytetarët e tyre nuk kanë shanse për azil.

Lista, e cila deri më tash ka përfshirë Serbinë, Maqedoninë dhe Bosnjën, do të përfshijë edhe Kosovën, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-forcon-rregullat-e-azilit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala