Gjermania e gatshme të rikthejë paqen dhe besimin në Europë

Autori:Avdyl Pajaziti

Frank Walter Steeinmeier, ministër i Punëve të Jashtme në Gjermani, ka deklaruar se Gjermania është gati të drejtojë fqinjët e saj në kohë të vështira.

Kështu u shpreh ai gjatë ceremonisë së marrjes së presidencës së Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë.

Gjatë fjalës së tij, Steinmeier tha: “Jemi duke u përballur, ndoshta me kërcënimin serioz ndaj paqes dhe sigurisë në Europë që prej përfundimit të Luftës së Ftohtë”,njofton Shekulli.com.

Ministri gjerman u zotua se do të zgjidhë konfliktin në Ukrainë, duke e konsideruar si prioritetin kryesor për OSBE-në.

Gjithashtu, ai premtoi se, “do të rikthejë besimin e humbur tek Evropa. Vetëm atëherë do të jetë e mundur të krijohet sërish një rend i qëndrueshëm dhe i sigurt në Europë”.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-e-gatshme-te-riktheje-paqen-dhe-besimin-ne-europe/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala