Gjermania do t’i largojë me mijëra migrantë nga Ballkani

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjermania ka thënë se do t’i përshpejtojë procedurat për kthimin e të gjithë atyre azilkërkuesve, nga Afganistani dhe Ballkani, të cilët nuk i kanë plotësuar kriteret për të mbetur në Gjermani.

Kjo deklaratë e prerë ka ardhur nga ministri i brendshëm Thomas de Maiziere, pas sondazheve të cilat kanë treguar se partia e kancelares Merkel ka pësuar rënie të ndjeshme, që nga kriza e migrantëve.

Më qindra mijëra migrantë kanë vërshuar Evropën gjatë këtij vitit, kryesisht nga Siria, Afganistani, Iraku, por edhe Ballkani, të cilët destinacionin kryesorë e kanë Gjermaninë, për arsye të vendeve të punës.

De Maiziere gjatë një konference për media në Berlin, ka thënë se vala e migrantëve këto ditë është rritur shumë edhe përshkak të bllokadës së migrantëve, të cilët po udhëtojnë përmes Ballkanit.

Në periudhën janar-shtator të këtij viti, rreth 577,307 njerëz kanë paraqitur kërkesat e tyre për azil në Gjermani.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-do-ti-largoje-me-mijera-migrante-nga-ballkani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala