Gjermania dëbon edhe 69 refugjatë kosovarë

Autori:Avdyl Pajaziti

Të martën nga aeroporti i Badenit në Karlsruhe është bërë dëbimi në Kosovë i 69 refugjatëve kosovarë.

Me këtë rast është zhvilluar një protestë.

Aksioni i dëbimit është zhvilluar në orët mëngjesit ndërsa protesta në natën në mes të të hënës dhe të martës, raporton albinfo.

Bëhet fjalë për grumbullimin e rreth 40 vetave për të protestuar para qendrës së landit për pranim të azilkërkuesve.

Protesta është neutralizuar nga policia kështu që dëbimi ka rrjedhur pa incidente.

Protestuesit ishin grumbulluar rreth mesnatës së të hënës para dyerve të qendrës së përmendur dhe kishin bllokuar hyrjen, ka thënë për mediet gjermane një zëdhënës i policisë.

Zyrtarët policorë i kanë paralajmëruar ata që të largohen por pa sukses.

Në fund policët kanë ndërhyrë për ta liruar hyrjen, duke i larguar demonstruesit nga ajo.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-debon-edhe-69-refugjate-kosovare/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala