Gjermania, Anglia e Kroacia kushtëzojnë Serbinë ta pranoj pavarësinë e Kosovës

Tri vende anëtare të Bashkimit Europian kanë kërkuar nga Serbia ta pranoj pavarësinë e Kosovës.
Këtë kërkesë e kanë bërë Gjermania, Anglia e Kroacia sipas anëtarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Xhafer Tahiri, raporton Gazeta Fjala.
“Këto tri shtete anëtare të BE i kanë vënë kusht Serbisë që të pranoj pavarësinë Kosovës para se të hapen negociatat për anetaresim në BE”, shkruan Tahiri ne Facebook.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës Arban Abrashi ende nuk ka dhënë ndonjë përgjigje rreth kësaj cështjej. / Gazeta Fjala/