Gjermania, 25 vjet pas bashkimit (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

Gjermania shënon sot 25 vjetorin e bashkimit, por dallimet në zhvillimin dhe pasurinë mes ish-Perëndimit kapitalist dhe ish-Lindjes komuniste, ekzistojnë edhe më tutje. Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 24 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.

Më 3 tetor të vitit 1990, Gjermania edhe zyrtarisht u bashkua, me synimin që dy pjesët e vendit të jenë të zhvilluara në të njëjtën masë në një të ardhme të afërt, por 24 vite më vonë, bilanci duket ndryshe.

Mediet gjermane shkruajnë se në kujtesën e popullit gjerman më shumë është ngulitur data e 9 nëntorit 1989, kur ra Muri i Berlinit, simboli i ndarjes së Gjermanisë dhe i ndarjes së tërë botës në dy blloqe, e që ishte praktikisht edhe fundi i Republikës Demokratike të Gjermanisë.

Dallimet mes lindjes më të varfër dhe perëndimit të pasur janë të dukshme edhe pas dy dekadave të jetës së përbashkët dhe miliarda eurove të investuara nga perëndimi i pasur, pasi që perëndimi edhe më tutje po mbështetë financiarisht rajonet lindore, angazhim ky i cili nuk mbështetet nga pjesa më e madhe e gjermanëve.

Sipas vlerësimeve të institutit IFO, në rindërtimin e rajon eve lindore deri në vitin 2010 janë investuar 1.6 miliardë euro, ndërsa sot, të gjithë gjermanët në Perëndim janë të detyruar që për zhvillimin e lindjes të ndajnë një shumë të caktuar nga pagat e tyre.

Sa i përket eksportit, vlerësohet se ai nga rajonet perëndimore të Gjermanisë është dhjetë herë më i lartë se ai nga rajonet lindore

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermania-25-vjet-pas-bashkimit-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala