Gjermani: Sot riatdhesohen 186 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria

Autori:Avdyl Pajaziti

Nga aeroporti i Kasselit në Gjermani, sot, e mërkurë, 186 shqiptarë nga Kosova dhe Shqipëria do dëbohen pasi autoritetet ua kishin refuzuar kërkesën e azilit.

Aeroplani Charter fillimisht do fluturojë për Prishtinë, më pas do vijojë për në Tiranë, ndërsa nisja nga Gjermania do bëhet në orën 14.15.

“Nëse ndokush nuk rikthen në vendlindje i pret dëbimi”, shkruan hna.de, që ka bërë edhe një reportazh në lidhje me azilantët nga Ballkani perëndimor.

“Deri tani nga regjioni i Hesses janë larguar vullnetarisht 4000 persona”.

Shumë shqiptarë kanë thënë se ikin, pasi nuk arritën të gjejnë punë dhe sistematizim. E kishin menduar realitetin ndryshe.

“Erdha në Gjermani se në Kosovë nuk kisha punë. Tani kthej se ata më lajmëruan se nuk të lejohet vendqëndrimi”, ka thënë një 31 vjeçar nga Kosova.

Një shqiptar (27) nga Shqipëria thotë: “Nuk di, po kthehem në Shqipëri dhe duhet ta filloj jetën nga zeroja”.

Një 24 vjeçar tjetër nga Kosova thekson se rikthimi në atdhe i len në shteg të hapur dhe pa shpresë.

“Erdha në Gjermani për një jetë më të mirë”, thotë ai. “Në vendlindje s’ka punë, por edhe nëse ke, nuk merr rrogë. Në Kosovë nuk ka jetë të sigurt”.

Në bordin e aeroplanit duheshin të jenë 203 shqiptarë, por erdhën vetëm 186, pasi disa të tjerë u paraqitën të sëmurë ose thjesht ishin zhdukur nga shtëpitë. Kjo ndodh thuajse çdoherë. /Bota sot/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermani-sot-riatdhesohen-186-shqiptare-nga-kosova-dhe-shqiperia/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala