Gjermani, rriten sulmet ndaj banesave të azilkërkuesve

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria gjermane ka bërë të ditur se sulmet ndaj shtëpive të dedikuara azilkërkuesve janë rritur tre herë më shumë se në vitin 2014, me gati 500 sulme të regjistruara më tepër.

Thomas de Maiziere, ministri i Brendshëm i Gjermanisë i cilësojë këto sulme si të turpshme. Dy të tretat e tyre janë kryer nga vendas të cilët nuk kanë pasur rekorde të mëparshme penale. Ai bëri thirrje për veprim të ashpër kundër atyre që sulmuan azilkërkuesit.

Disa nga sulmet janë krye në shtëpi të zbrazëta, por në shënjestër kanë qenë edhe banesa të dedikuara për emigrantët. “Përgjegjësit duhet ta kuptojnë se ata po kryejnë vepra të papranueshme: sulme, tentativë vrasje, zjarrvënie”, tha ministri.

Gjermania ka thënë se po pret të paktën 800 mijë azilkërkues këtë vit, por udhëheqësit e Bavarisë kanë kërkuar që Berlini të kufizojë këto shifra.

Qeveria konservatore në shtetin jugor CSU kundërshton politikën e kancelares Merkel të dyerve të hapura për refugjatët. Megjithatë, zyrtarisht CSU është aleate me demokratët e saj të krishterë (CDU).

Shumica e emigrantëve që arrijnë në Europën Qëndrore nëpërmjet Ballkanit kanë si synim të mbërrijnë në Gjermani.TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermani-rriten-sulmet-ndaj-banesave-te-azilkerkuesve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala