Gjermani, Bavaria kërkon kufizimin e valës së refugjatëve

Autori:Gazeta Fjala

Qeveria e Landit të Bavarisë ka kërcënuar me “vetëmbrojtje”, nëse qeveria federale nuk e kufizon vërshimin e refugjatëve.

Sidoqoftë, për ekspertët e të drejtës ndërkombëtare juridikisht, një veprim i tillë nuk është i mundur pasi kompetenca për një veprim të tillë i takon federatës.

Gjermania, sqarojnë ata, duhet të verifikojë më së pari se cili shtet i BE-së është përgjegjës për refugjatët që do të sistemohen. Sa të bëhen kontrollet, emigrantët kanë të drejtë qëndrimi në Gjermani. Nga ana tjetër, vendit i lejohet të mbyllë kufirin në rast nevoje. Aktualisht në vijën kufitare me Austrinë ka kontrolle, por vala e të mbërriturve nuk ndalet.

Sipas së drejtës së BE-se, mbyllja e kufirit do të ishte e mundur si masë e njëanshme në një situatë absolutisht të jashtëzakonshme dhe për një periudhë kohe qe zgjat nga një deri në dy vjet./TCH

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermani-bavaria-kerkon-kufizimin-e-vales-se-refugjateve/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala