Gjermanët s’e duan marrëveshjen greke

Autori:Avdyl Pajaziti

Një studim në Gjermani tregon se shumica mendojnë se marrëveshja e Bashkimit Evropian për shpëtimin e Greqisë është e keqe dhe shumë njerëz të tjerë thonë se do të ishte më mirë, që Greqia të dilte jashtë eurozonës pas kësaj krize financiare.

Studimi i publikuar nga YouGov tregon se 56 për qind e respodentëve thonë se mendojnë se plani për marrëveshje me Greqinë ishte “i keq” apo “shumë i keq”.

Vetëm 29 për qind konsiderojnë se marrëveshja është “pozitive” ose “deri diku pozitive”.

Deputetët gjermanë e kanë miratuar paketën e re të shpëtimit të Greqisë, e cila ka vlerën prej 86 miliardë dollarësh deri në vitin 2018.

Sondazhi me 1,380 respodentë gjermanë gjithashtu tregon se 48 për qind e gjermanëve do të pëlqenin ta shihnin Greqinë jashtë eurozonës, ndërkaq 33 për qind e tyre kanë thënë se duan që Athina të vazhdojë të përdorë euron.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermanet-se-duan-marreveshjen-greke/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala