Gjermanët pro mbetjes së Britanisë në BE

Autori:Gazeta Fjala

Shumica e gjermanëve, saktësisht 73 për qind e tyre besojnë se është e rëndësishme që Britania të mbetet anëtare e Bashkimit Evropian, derisa 23 për qind besojnë të kundërtën, thuhet në një sondazh të publikuar sot, raporton Reuters.

Kjo anketë është realizuar nga ZDF “Politbaromete”, nga 16 deri më 18 shkurt.

Gjermania është ekonomikisht anëtarja më e fuqishme e BE-së, dhe ka shumë ndikim në negociatat me Britaninë.

Në Bruksel pritet të vazhdojnë bisedimet ndërmjet kryeministrit britanik, David Cameron, drejtuesve tjerë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe Presidentit të Këshillit Evropian, Donald Tusk, pasi raundi i parë i debatit ka përfunduar sot herët në mëngjes pa një marrëveshje konkrete për kushtet e britanikëve për të qëndruar në BE.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermanet-pro-mbetjes-se-britanise-ne-be/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala