Gjermanët kërkojnë kushte për investime në Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Sekretari parlamentar i Zhvillimit Ekonomik të Gjermanisë, Hans-Joachim Fuchtel  i shoqëruar nga një delegacion i ambasadës gjermane në Prishtinë dhe Odës ekonomike gjermano-kosovare ka vizituar sot kompaninë gjermano-kosovare Liftkos e cila merret me prodhimin e ashensorëve për t`u njohur me punët dhe sfidat që përballet kjo kompani që ndodhet tek Parku i Biznesit në Drenas.

Fuchtel me këtë rast theksoi se institucionet kosovare duhet t`i rregullojnë më mirë ligjet për zhvillimin e ekonomisë në vend në mënyrë që kompanitë gjermane dhe ato të huaja të kenë hapësirë për të investuar në Kosovë.

Ndryshe njëri ndër pronarët e Liftkos, Hans Joachim Hemsted tha se ka ardhur të investojë në Kosovë mirëpo sipas tij sfidat si mungesa e energjisë elektrike dhe tatimet e larta doganore janë sfidat kryesore me të cilat po përballet.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjermanet-kerkojne-kushte-per-investime-ne-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala