Gjermanët bëjnë presion mbi Kosovën, miratojeni Gjykatën Speciale!

Zhgënjimi amerikan për mosmiratimin e Gjykatës Speciale nuk do të thotë edhe dështim i miratimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës. Përderisa Amerika shprehet e dëshpëruar, Gjermania po merr rolin e ndikimit të saj për të kaluar ky dokument me rëndësi jetike për vendin.
Ftesa që kancelaria Merkel u ka bërë Isa Mustafës dhe Hashim Thacit është një sinjal i qartë se Berlini nuk është dorëzuar nga përpjekja për të miratuar Specialen në Kuvendin e Kosovës.
“Gjermania po e merr rolin e fuqisë vendimarrëse në Ballkan për dy arsye, e para sepse dëshiron të mbajë larg ndikimin rus në rajon e me këtë edhe në Kosovë, dhe fuqizimin e rolit gjerman në Ballkan duke dashur të tregojë kështu se është superfuqi e Evropës dhe e Ballkanit. Rasti i Greqisë është shembulli më i mirë se si Gjermani është vendi më i fuqishëm në Evropë dhe roli i saj dëshiron të jetë vendimtar edhe në rastin e Kosovës” është shprehur një zyrtar i lartë qeveritar për Botapress.
Ai ka shtuar se në Berlin krerët e shtetit të Kosovës udhëtojnë me të vetmin qëllim, pranimin e porosisë gjermane për miratimin e Speciales për të shpëtuar nga interferimi rus në Ballkan e përmes Speciales edhe në Kosovë.
Gjermania po e merr rolin e fuqisë vendimarrëse në Ballkan për dy arsye, e para sepse dëshiron të mbajë larg ndikimin rus në rajon e me këtë edhe në Kosovë, dhe e dyta, fuqizimin e rolit gjerman në Ballkan duke dashur të tregojë kështu se është superfuqi e Evropës dhe e Ballkanit. /Botapress/