Gjenerata e 52-të e policisë me uniformë të re

Sot në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike mbahet ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 52-të të kadetëve të Policisë së Kosovës, si dhe paraqitjes për herë të parë të uniformës së re të Policisë së Kosovës.
Ceremonia e diplomimit organizohet nga Policia e Kosovës dhe Akademia e Kosovës për Siguri Publike, në të cilën pritet të marrin pjesë përfaqësues të lartë nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare.