Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare: Kandidatura e Thaçit për president i bën nder Kosovës

Autori:Gazeta Fjala

Ta shohësh një luftëtar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në detyrën e kryetarit të Kosovës është krenari.

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare, Kudusi Lama, e ka cilësuar nder për Kosovën kandidaturën e Hashim Thaçit për president të vendit.

Ai ka thënë se lideri i PDK-së ka përmasat e një burri shteti që di të bëjë politikë, që di t’i mbledhë rreth vetes qytetarët dhe di të merret vesh me faktorin ndërkombëtar.

Sipas tij, pretendimet se Thaçi është figurë përçarëse për këtë post, janë abuzuese.

“Një kryetar i Kosovës, i dalë nga radhët e UÇK-së, do të thotë siguri më e plotë”, ka thënë Lama.

Ai ka kërkuar rishqyrtimin e dy marrëveshjeve të kontestura nga opozita dhe është shprehur kundër mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme. /Epoka e re

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjenerali-i-ushtrise-shqiptare-kandidatura-e-thacit-per-president-i-ben-nder-kosoves/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala