Gjendja e rrugëve në Kosovë është alarmante

Autori:Avdyl Pajaziti

AVONET, shpreh shqetësim të thellë lidhur me gjendjen e infrastrukturës rrugore e cila është rënduar anembanë vendit dhe po rëndohet edhe më tej si rezultat i punimeve jocilësore dhe mirëmbajtjes jo të mirë.

Qeveria e Kosovës, tash e disa vite me radhë, investimet kapitale në pjesën më të madhe i ka orientuar në ndërtimin e rrugëve duke menduar se do të derivojë në zhvillim ekonomik, mirëpo mbetet për një analizë dhe vlerësim më të hollësishëm se niveli i tanishëm i zhvillimit ekonomik se a është në harmoni dhe a i përgjigjet asaj që investimet kryesore kapitale është dashur dhe duhet të orientohen në ndërtimin e rrugëve.

\”Duke qenë vlerësim i pjesës dërmuese se përmirësimi i infrastrukturës rrugore është parakusht i zhvillimit ekonomik, i bëjmë thirrje të gjitha institucioneve të shtojnë kujdes të veçantë në mbikëqyrje për ngritjen e cilësisë së punimeve të infrastrukturës rrugore si dhe mirëmbajtjes së rrugëve.\”

\”Është pajtueshmëri e përgjithshme se në Republikën e Kosovës, ekzekutimi i punimeve në infrastrukturë rrugore është shumë i dobët dhe jocilësor dhe si rezultat kemi dëmtime të shpejta të rrugëve të cilat për tu sanuar e rëndojnë buxhetin e Kosovës, por në disa raste gjendja jo e mirë e rrugëve paraqet edhe rrezik për komunikacion.\”

\”Kërkojmë nga Ministria e Infrastrukturës që të themeloj një komision dhe të bëjë vlerësimin e gjendjes së rrugëve, në këtë komision të ketë përfaqësues nga shoqëria civile\”, thekson AVONET.

Rekomandime:

1. Organet mbikëqyrëse të institucioneve në nivel lokal dhe atyre ministrore si dhe organet mbikëqyrëse të jashtme të kontraktuara nga institucionet për përcjellje të realizimit të punimeve të rrisin përgjegjësinë mbi mbikëqyrje dhe pranim të punimeve në të gjitha fazat e realizimit të projekteve;

2. Rishikimi i Ligjit të prokurimit, lidhur me dispozitën se çmimi më i lirë i ofertuar mund të poentohet më lartë dhe potencialisht jetë fitues i tenderit duke mos qenë në harmoni me vlerën reale të tregut;

3. Mirëmbajtja e rrugëve të mbikëqyret nga organet mbikëqyrëse të institucioneve më përgjegjshëm në mënyrë që të kemi mirëmbajtje më cilësore dhe më efikase.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendja-e-rrugeve-ne-kosove-eshte-alarmante/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala