Gjendet shkaktari i zjarrit në Llapushnik

Sot rreth orës 04:00, policia ka marrë informatën se në fshatin Llapushnik komuna e Drenasit, respektivisht ne lagjen “Sopi” një objekt është përfshirë nga zjarri.
Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendngjarje kanë dalë të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën, zjarrfikësit, zyrtarë për hetimin e shkaqeve të zjarrit nga departamenti i emergjencave si dhe zyrtari për hetimin e faktorëve dhe shkaqeve të rrymës.
Në ndërkohë që zjarri është lokalizuar nga ana e zjarrfikësve me pasojë vetëm dëmet materiale, hetuesit policor kanë proceduar më tej me këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe ekzaminimin e të gjeturave edhe evidencave, transmeton Indeksonline.
Pas ndërmarrjes së veprimeve hetimore si dhe ekzaminimeve të nevojshme me qëllim ndriçimin e rrethanave të këtij rasti si dhe pas veprimeve të zyrtarëve për hetimin e shkaqeve të zjarrit nga ana e ekspertëve kompetent është konstatuar përfundimisht se: zjarri është shkaktuar nga faktori rrymë. /Indeksonline/