Gjendet një trup i pa jetë në lumin Ibër

Autori:Zekirja Shabani

Një trup i pa jetë është gjetur para pak çastesh në Lumin Ibër afër fshatit Soqanicë në veri të vendit. Besim Hoti, zëvendës komandant për stacionin policor të veriut ka konfirmuar për Gazetën Fjala se njësit e shpëtimit kanë nxjerrë nga lumi një kufomë.

Por, sipas tij ende nuk doihet nëse bëhet fjalë për Sead Alushin, i cili dyshohet se ka humbur në këtë lum, apo për dikë tjetër pasi nuk është identifikuar.

“Nuk e kemi identifikuar. Trupi është i vjetër që kaa qëndruar për kohë të gjatë në ujë.. Trupi duhet të dërgohet për obduksion”, ka thënë Hoti, për Gazetën Fjala.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-trup-i-pa-jete-ne-lumin-iber/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala