Gjendet një person i vdekur në Prishtinë (Foto)

Autori:Avdyl Pajaziti

I plotësuar – Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë në rajonin e Prishtinës ka bërë të ditur për Klan Kosovën se personi që është gjetur i vdekur më herët në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë është i gjinisë mashkullore me iniciale J.T dhe është 79 vjeçar.

Ahmeti ka bërë të ditur se tashmë është konstatuar se vdekja është për shkaqe natyrale.

“Në trupin e viktimës, nuk janë gjetur plagë dhe është konstatuar se vdekja ka ardhur në mënyrë natyrore”.

Një person është gjetur pa shenja jete rreth orës 6 e 15 të mëngjesit të sotëm në rrugën “Gazmend Zajmi” në Prishtinë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Klan Kosovën se ekipi mjekësor ka shkuar menjëherë në vend të ngjarjes dha ka konstatuar vdekjen.

“Është akoma shumë herët të flitet për shkakun e vdekjes, pritet të kryhet obduksioni i viktimës dhe të shohim”, përfundoi Ahmeti.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-person-i-vdekur-ne-prishtine-foto/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala