Gjendet një mjet i pashpërthyer në Gjakovë

Autori:Gazeta Fjala

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar një informatë nga një person i cili derisa po punonte në një depo ka hasur në një mjet të pashpërthyer.

“Një mashkull ka raportuar se, derisa ishte duke punuar në një depo ka hasur në një mjet të dyshuar. Njësiti policor ka bërë sigurimin e vend-ngjarjes, ndërsa njësiti për deminim i FSK-së ka bërë tërheqjen e mjetit të pashpërthyer në mënyrë të sigurt”, thuhet në raportin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-mjet-i-pashperthyer-ne-gjakove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala