Gjendet një mjet i pashpërthyer në Fushë Kosovë

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës njofton se ka gjetur një mjet të pashpërthyer në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.
Kjo është arritur pasi që një qytetarë ka lajmëruar policinë rreth këtij mjeti shpërthyes, i cili në fund ka dalë të jetë një raketë ndriçuese.

“Njësiti policor ka siguruar vendin e ngjarjes ndërsa njësiti për deminim i FSK-se ka tërhequr mjetin e dyshuar (raketë ndriçuese) pa ndonjë incident”, thuhet në raportin e policisë.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-mjet-i-pashperthyer-ne-fushe-kosove/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala