Gjendet një kufomë në lumin Ibër, afër urës së Zveçanit

Autori:Zekirja Shabani

Policia e Kosovës para pak çastesh  ka gjetur një trup të pa jetë në Lumin Ibër, afër urës së Zveçanit.

Besim Hoti, zv. drejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, ka konfirmuar për Gazetën Fjala se trupi i pajetë është nxjerrë nga zhytësit dhe bëhet fjalë për një person të moshës rreth 60 vjeqare. Sipas tij, ende vazhdon kërkimi për Sead Alushin, i cili dyshohet të ketë humbur jetën në Lumin Ibër.

“Mund të konfirmoj se kemi gjetur një trup të pajetë afër urës së Zveçanit. Nuk bëhet fjalë ppër djaloshin por është një i moshuar rreth të 60 tave. Ne dyshojmë se është i njëjti që më 1 prill ka lënë një pusullë për vetëvrasje në këtë vend”, ka thënë Hoti

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-kufome-nc-lumin-iber-afer-ures-se-zvecanit/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala