Gjendet një granatë dore tek Gjykata Kushtetuese

Autori:Gazeta Fjala

Është gjetur një granatë dore në ambientin përreth Gjykatës Kushtetuese.

Lajmin për Klan Kosovën e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë rajonale të Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 08:00 të mëngjesit policia ka marr lajmin për një mjet të dyshimtë në afërsi të Gjykatës Kushtetuese, të gjitha ekipet kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe më pastaj është konfirmuar që mjeti i dyshimtë ishte granatë dorë policia është duke u marrë me rastin,” ka thënë Ahmeti, njofton Klan Kosova.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-nje-granate-dore-tek-gjykata-kushtetuese/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala