Gjendet një bombë në Radoniq

Në fshatin Radoniq të Gjakovës dje një burrë ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitët e specializuara për dominim të FSK-së të cilët e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë pa ndonjë incident.
“Një mashkull K/Shqiptar ka njoftuar se ka vërejtur një mjet të dyshimtë të pashpërthyer. Njësitë policore kanë siguruar vendin e ngjarjes derisa aty kanë dalë njësitë e specializuara për deminim të FSK-së që e kanë tërhequr mjetin e dyshimtë (gëzhojë e predhës ushtarake) pa incidente”, njofton Policia.