Gjendet Kur’ani më i vjetër në Britani

Autori:Avdyl Pajaziti

Fragmentet më të vjetra në botë të Kuranit janë gjetur nga Universiteti i Birminghamit.

Studimet radiokarbon mbi këtë dorëshkrim gjetën se ai është të paktën 1,370 vjet i vjetër, duke u bërë kështu Kurani më i hershëm në ekzistencë.

Faqet e tekstit të shenjtë mysliman kanë mbetur të panjohura për librarinë e universitetit për gati një shekull, transmeton lajmi.net.

Eksperti i Bibliotekës Britanike për dorëshkrime të tilla, Dr. Muhamed Isa Waley, tha se ky ‘zbulim emocionues’ do t’i bëjë myslimanët që të ‘gëzohen’.

Dorëshkrimi ishte mbajtur me një koleksion të librave dhe dokumenteve të tjera nga Lindja e Mesme, pa u identifikuar si një prej fragmenteve më të vjetra në botë të Kuranit.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-kurani-me-i-vjeter-ne-britani/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala