Gjendet i vdekur një person në Prizren

Autori:Avdyl Pajaziti

 

Rreth orës 11:45 një person është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë së Prizrenit , Hazir Berisha e konfirmoi lajmin për Klan Kosovën duke thënë se viktima është një i moshuar.

“ Rastin e ka lajmëruar, bashkëshortja e të njderit e cila ndodhej për një viztë në Zvicër. Ajo kishte telefonuar në shtëpi dhe pasiqë nuk iu kishte lajmëruar askush kishte vendosur ta raportonte rastin në polici” tha Berisha.

Ai poashtu bëri me dije se policia ka gjetur një sasi të konsiderueshme të barnave pranë të ndjerit dhe se nuk ka vërejtur shenja dhune tek viktima.

trupi i pajetë të këtij të fundit me vendim të prokurorit është dërguar për obduksion.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-i-vdekur-nje-person-ne-prizren/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala