Gjendet formula, Messi kontratë 5-vjeçare me Barcelonën

Autori:Valdete Valdete

Lionel Messi do të jetë lojtar i Barcelonës të paktën edhe për pesë vitet e ardhshme. Marrëveshja e re, sipas “L’Esportiu”, do të bëhet zyrtare midis kësaj të enjte dhe të premtes, pas dakordësisë që u arrit në javët e fundit mes presidentit Joan Laportas dhe Mateu Alemany-t, drejtorit të futbollit të Barcelonës, dhe Javier Tebasit, presidentit të LaLigas.

Në fakt, siç ka mësuar “El Mundo Deportivo”, te Barça presin që LaLiga të japë “ok”-in në orët në vazhdim, për të vijuar më pas me njoftim zyrtar për kontratën e re të Messit.

Pesë vjet kontratë: kjo është formula që ka gjetur Barça për të qenë në gjendje që të federojë Leon në LaLiga, duke pasur parasysh kufirin e pagave që klubi ka për këtë sezon.

Edhe pse në “Camp Nou” janë të vetëdijshëm se Leo me siguri nuk do ta përfundojë kontratën e tij duke luajtur deri në vitin 2026, “ylli” argjentinas do të paguhet shtrenjtë duke shërbyer si ambasador i klubit “blaugrana” në Shtetet e Bashkuara, ku ai planifikon të përfundojë karrierën si një futbollist.

Sipas “L’Esportiu”, klauzola e re e Messit do të jetë 600 milion euro dhe përveçse një bonusi për rinovimin do të përfitojë një pagë prej rreth 20 milionë eurosh në sezon, një shifër shumë më e ulët se ajo që përfitonte nga marrëveshja e fundit e nënshkruar në vitin 2017 me ish-presidentin Bartomeu.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-formula-messi-kontrate-5-vjecare-me-barcelonen/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala