Gjendet drogë me thasë në Shishman të Gjakovës

Policia e Gjakovës gjatë patrullimit në orët e mbrëmjes së të martës në fshatin Shishman kishte vërejtur një person duke mbajtur në krahun e tij një thes.
Sipas policisë, i njëjti me t`i parë ata ishte larguar nga vendi ku janë gjetur dhe sekuestruar dy thasë plastikë të mbushur me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Njësitë policore janë duke hetuar rastin.