Gjendet diamanti më i madh në botë

Autori:Avdyl Pajaziti

Në një minierë të diamantit në Botsuana është nxjerrë diamanti më i madh në shekullin e fundit

Në deklaratën e firmës Lucara me seli në Kanada u pretendua se në minierën e diamantit Karowe të cilën e operojnë në Botsuana kanë zbuluar diamantin prej 1.111 karatësh.

Diamanati i nxjerrë në Botsuana është diamanti i dytë më i madh në botë deri më tani dhe se masat i ka 6.5 cm, 5.6 cm dhe 4 cm, shkruan Anadoly Agency.

Firma gjithashtu njoftoi se në të njëjtën minierë kanë zbuluar edhe dy diamantë prej 813 dhe 374 karatësh.

Në anën tjetër diamanti  më i madh i botës është diamanti i zbuluar në vitin 1905 në Afrikën e Jugut me 3 mijë e 106 karatë i quajtur diamanti  Cullinan. Pjesët e prera të këtij diamanti  janë përdorur në bizhuteritë e familjes mbretërore britanike.

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjendet-diamanti-me-i-madh-ne-bote/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala