Gjatë javës ngrohtë, por edhe shi

Autori:Avdyl Pajaziti

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik. Këto masa të ajrit gjatë javës që po hyjmë do të kushtëzojnë mot me diell dhe vranësira të cilat do të shoqërohen edhe me reshje shiu të karakterit lokal.

Këto reshje sipas parashikimeve pritet të jenë dy ditët e para të javës dhe në fundjavë, por që vlerat e temperaturave minimale dhe maksimale nuk do të pësojnë ndryshime të mëdha.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 3C deri 5C celsius, kurse minimalet në fundjavë pritet të shënojnë vlera edhe më të ulëta, ndërsa maksimalet gjatë kësaj jave do të lëvizin nga 16C deri 23C celsius (të enjten dhe të premten). Në fundjavë temperaturat maksimale do të pësojnë zbritje të ndjeshme.

Gjatë gjithë javës do të fryj erë nga verilindja dhe juglindja me shpejtësi mesatare nga 1-12m/s.

 

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjate-javes-ngrohte-por-edhe-shi/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala