Gjashtëmujori i parë: 46 të vdekur nga aksidentet me vetura

Autori:Avdyl Pajaziti

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se numri i aksidenteve në Kosovë në gjashtëmujorin e parë të vitit 2015, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 0,71 për qind.

“Numri i aksidenteve fatale për këtë vit ka qenë 41, ndërsa persona të vdekur janë 46, numër ky më i vogël në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit 2014, gjatë së cilës periudhë ishin shënuar 53 aksidente fatale ku kishin humbur jetën 63 persona”, ka bërë të ditur Policia e Kosovës.

Sipas PK-së, në gjashtëmujorin e këtij viti, përgjithësisht janë shënuar 7376 aksidente, numër ky jo shumë i ndryshëm me atë të vitit paraprak, ku ishin shënuar 7324 aksidente.

Ndryshe, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë ngasësit e automjeteve për kujdes në komunikacion edhe gjatë verës, me qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor. /Telegrafi/

Vërejtje:

Ju keni të drejtë ta riprodhoni tekstin tonë, por me kusht që ta citoni burimin e Gazeta Fjala dhe kur ta publikoni shkrimin, ta integroni linkun e artikullit siç vijon: https://gazetafjala.com/gjashtemujori-i-pare-46-te-vdekur-nga-aksidentet-me-vetura/

Në të kundërtën, ne do të raportojmë tek organet kompetente si dhe pranë Facebook për shkelje të të drejtës autoriale, gjë që sanksionohet nga Facebook dhe mund të ketë pasoja të rënda për faqen tuaj Facebook. Ju faleminderit për vëmendjen si dhe bashkëpunimin.

Redaksia e Gazetës Fjala